Arkiva e lajmeve
                   

NË VAZHDË ËSHTË REGJISTRIMI NË SHKOLLËN PËR MBROJTËS SË DREJTAVE TË NJERIUT

16. janar 2015.

Nish – Organizata ndërkombëtare „Civil Rights Defenders”, ka shtyer afatin deri datë 26 janar, për paraqitje në konkursin e gjeneratës së parë të kandidatëve të Shkollës për mbrojtës të drejtave të njeriut.  Shkolla do të filloj në shkurt të vitit 2015 dhe do të zgjat shtatë muaj. Në këtë periudhë kandidatët do të kenë ligjerata një herë në muaj, në të cilat do të bëhet fjalë rreth standardeve të drejtave të njeriut, drejtës tranzicionale, lirisë së shprehjes, të drejtës për integritet fizik, fer standardeve, gjykimit të drejtë dhe drejtave të njeriut për romët dhe personat të grupit LGBT.

Kandidatët nga jugu i Serbisë shkollën do të ndjekin në Nish, ndërsa kandidatët nga Beogradi dhe vendet në rrethinë në Beograd.

Shkolla për mbrojtës të ardhshëm të drejtave të njeriut i’u dedikuar studentëve të rinj në drejtimet e shkencave shoqërore, juristëve të rinj, gazetarëv, aktivistëve të organizatave të shoqërisë civile, si dhe të gjithë të tjerëve të cilët kanë synim që profesionalisht të angazhohen në organizata të cilat merren me mbrojtjen e drejtave të njeriut.

Aplikimet për ndjekjen e Shkollës për mbrojtësit e ardhshëm dëgohen përmes postës elektronike  në këtë adresë :     belgrade@civilrightsdefenders.org       

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues