Arkiva e lajmeve
                   

NË VAZHDË ËSHTË PARAQITJA PËR NË GARËN E USHQIMIT MË TË MIRË TË PREZENTUAR NË JUGUN E SERBISË

26. korrik 2017.

Medvegjë – Në kuadër të manifestimit “Vera e Bojnikut 2017”, do të organizohet gara për ushqimin më të mirë të prezentuar më karakteristik për jugun e Serbisë, me emrin “Specialitetet e harruara të kuzhinës jugore”.

Gara do të mbahet më 28 korrik 2017, prej orës 19 deri 20.30. Sofra e jugut të Serbisë përfshinë paragjellën, një ushqim kryesor tradicional apo specialitet nga jugu i vendit, si dhe një desert. Fituesi do të fitoj shpërblimin për ushqimin komplemt më të mirë nga jugu i Serbisë.

Pjesëmarrësit e garës mund të jennë Organizatat Turistike, Shoqatat e grave, objektet hotelerike – restoranet, hotelet, shoqatat gastronomike, si dhe personat fizik. Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare paraqesin kuzhinën e vendit nga vijnë, me qëllim të promovimit të kuzhinës tradicionale të jugut të Serbisë. Pjesëmarrësit do të marrin shpërblime të vlefshme të cilat Organizata Turistike e Bojnikut i ka siguruara dhe mundësinë që të promovojnë aftësitë e tyre në kuzhinë dhe publikisht të paraqesin specialitetin e tyre.

Paraqitja në garë bëhet në Organizatën Turistike të Bojnikut deri më 26 korrik 2017.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues