Arkiva e lajmeve
                   

NË VAZHDË ËSHTË AKSIONI I RREGULLIMIT TË MEDVEGJËS DHE RRETHINËS

14. korrik 2016.

Medvegjë – Në komunën e Medvegjës në vazhdë është pastrami i shtratit dhe kanalit të të gjitha ujrave të rendit të dytë. Për këtë qëllim nga buxheti i vetqeverisjes lokale janë ndarë 2.000.000 dinarë, ka thënë kryetari i kësaj komune Nebojsha Arsiq.

Në Medvegjë pastrohet shtrati i lumit Lapashtica, ndërsa paralelisht pastrohen edhe kanale tjera në mënyrë të parandalimit nga vërshimet. Punimet realizohen nga ndërmarrja komunale publike “Obnova” nga Medvegja. Do të pastrohen edhe të gjitha kanalet në territorin e komunës të cilat do të mund të krijojnë probleme me rastin e të reshurave të mëdha.

 “E gjithë kjo bëhet në kuadër të aksionit të fiksuar të rregullimit të Medvegjës dhe rrethinës. Përveç pastrimit të kanalit, punohet edhe në rregullimin e vëzhguesit ku planifikohet vendosja e ndriçimit publik, ulëseve në parqe, shtegut për këmbësor, si dhe lidhjes së kompleksit rreth kishës ortodokse”, tha Arsiq duke shtuar se në Medvegjë punohet edhe në rregullimin e rrugëve dhe trotoarëve.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues