Arkiva e lajmeve
                   

NË TËRRNOC, SISTEMI DIGJITAL I TË DHËNAVE FILLON NË VITIN 2014-të

30. shtator 2013.

Dhënia e certifikatave të lindjes, shtetësisë, martesës, vdekjes si dhe dokumente tjera me makinë shtypi, do të jetë një e kaluar për Zyrën në fshatin Tërnoc.

Nga viti 2014 zyra e regjistrimit civil në vendbanimin më të madh të komunës së Bujanocit, në fshatin Tërnoc, do të fillojë lëshimin e dokumenteve personale nga kompjuter dhe shtypës të kohës së fundit.

Digjitalizimi i dhënieve të dokumenteve personale, është një sistem i ri dhe model që përshpejton punën për shumë qendra në të cilat ka gjetë zbatim ky sistem.

 “Një kompjuter të tillë ka edhe zyra në Tërnoc por akoma nuk është futur në funksion”, i tha Sadik Hiseni, përfaqësues në këtë zyre e cila pritet që me sistemin e ri punën ta fillojë nga viti 2014.

Me digjitalizimi e të dhënave të qytetarëve duke i futur ato në databazën elektronike, do të lehtësohet procedura për marrje të dokumenteve personale si dhe do të shkurtohet pritja e qytetarëve për një dokument të tillë.

Sipas Sadik Hisenit kjo zyrë ka dy ofiqar dhe tre punëtor ndihmës në terren, e cila është e gatshme që rreth 16 mijë qytetarëve së bashku me fshatrat Turi dhe Koncul t’u jap dokumente në mënyrë manuale, duke kërkuar në arkivin e tyre prej vitesh.

Burimi: Titulli