Arkiva e lajmeve
                   

NË TËRNOC TË MADH ËSHTË MBAJTUR IFTAR PËR 2.000 BESIMTARË

7. korrik 2015.

Bujanoc – Në organizimin e “Karavanit tw Bereqetit”, dhe nën moton “Vllazëria nuk njeh kufijë”, mbrëmë në fshatin Tërnoc të Madh, në Bujanoc, është mbajtur iftar, darkë solemne përgjatë agjërimit të ramazanit, për 2.000 besimtarë nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës.

Kryetari i BL Tërnoc i Madh, Agim Haliti, ka deklaruar se iftari për këtë numër të madh të besimtarëve për herë të parë është mbajtur në komunën e Bujanocit, si dhe se në këtë darkë solemne ka marrë pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Serbi, Mehmet Kemal Bozaj.

Iftari është mbajtur në mjedisin e hapur në afërsi të stadiumit të klubit futbollistik në Tërnoc të Madh, ndërsa në darkë janë shërbyer specialitetet e kuzhinës turke të cilët i kishin përgaditur kuzhinjerët të cilët kishin ardhur në organizimin e komunës së Bajrampashës.

Në darkën solemne në Bujanoc kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës Bajrampashës në Stamboll, Atilla Ajdiner, përfaqësuesit e mediave turke, si dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe vetqeverisjeve lokale të Bujanocit dhe Preshevës.

Përpara se të organizohet në Bujanoc, “Karavani i Bereqetit”, ka organizuar iftarë në Shkup, Sarajevë, Novi Pazar dhe Tetovë.

Burimi: Beta, Blic dhe Trupi Koordinues