Arkiva e lajmeve
                   

NË “SVETI SAVA” EDHE 30 VENDE PËR RRETHIN E DYTË

9. korrik 2019.

Bujanoc - Në shkollën e mesme "Sveti Sava" të Bujanocit, në raundin e parë u regjistruan 88 nxënës ndërsa kanë mbetur edhe  30 vende shtesë në profilet arsimore  administrator financiar, teknik mekanik dhe kuzhinier, ndërsa drejtimi i infermieres dhe për edukator është tashmë i plotësuar.

" Pritej që do të regjistroheshim më pak se sa ishte parashikuar nga kuota fillestare prej 120 nxënësa, por tani është raundi i dytë është  dhe numri i tëregjistruarëve të runj me siguri do të rritet", tha drejtoresha e shkollës Biserka Joviç.

Nxënësit e klasëve të teta të paradhitur do të dorëzojnë listat e dëshirave për drejtimet për të cilat  ende kanë vende të lira të martën (9 korrik).

"Në shkollën tonë, ka vend për një nxënës  në profilin e një administratorit financiar. Në teknikun e motorëve të mekanikëve, kuota është reduktuar, kështu që ka 16 vende të lira, meqë 11 nxënës janë regjistruar deri më tani. Në drejtim të gatimit 17 snxënës janë të regjistruar dhe kemi  edhe 13 vende të lira".

E pritshme, siç tha drejtoresha, një klasë prej 30 vendëve për nxënësit e rinj të shkollës së mesme në profilin e infermieres  dhe për  edukator është plotësuar menjëherë dhe nuk ka më vende të lira.

"Ne ndoshta do të kemi numrin përfundimtar të mërkurën, 10 korrik, por është gjithashtu e mundur që disa nga nxënësit që nuk kanë marrë maturën në qershor, vendosin për shkollën tonë  pas provimit përfundimtar në gusht," tha Joviç.

Sipas planit në fillim janparaparë 120 vende për maturantët e vegjël gjegjësisht me nga 30 nxënës në secilën  nga 4 profilet arsimore.

Më vonë është zvogëluar kuota për 3 vende nëdrejtimin e maqineris.

Nga 88 nxënës të sapo regjistruar një nxënës do të vijojë mësimet me program të vecant

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues