Arkiva e lajmeve
                   

NË SUAZA TË AKSIONIT ,,NJËMIJË KOMPJUTERË PËR SHKOLLAT NË SERBI’’

21. shtator 2009.

Në suaza të aksionit ,,njëmijë kompjuterë për shkollat në Serbi’’, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale dhe kryetarë i Trupit koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq dhe drejtori gjeneral i OP PTT komunikacionit ,,Srbija’’ Goran Qiriq dorëzuan më 18 shtatorë të këtij viti SHF ,,Bora Stankoviq’’ në fshatin Klenik, komuna e Bujanocit, shtatë kompjuterë dhe dy printerë për kabinetin e informatikës kësaj shkolle fillore.

Ministri Markoviq deklaroi se në dy vitet e ardhshme Trupi koordinues do të jetë i pranishëm në këtë regjion dhe do të jetë ndikuesi më i madh që në këtë regjion të investohet sa më tepër.

Ai vlerësoi  se në këtë mënyrë të do të japin kontributin e tyre që fëmjëve t’u mundësohet perspektivë dhe ardhmëri më e ndritur në krahasim me kushtet që kanë pasur gjeneratat e mëparshme e njëherit falënderoi OP PTT komunikacionit ,,Srbija’’ në donacionin e dhënë.

Ministri u premtoi udhëheqësisë së shkollës zgjidhjen e problemit në rrugën që shtie drejtë shkollës si dhe asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat përreth.
Kryetari i Trupit koordinues gjithashtu theksoi se në infrastrukturën e kësaj pjese të Serbisë janë investuar 22 milionë dinarë.

Drejtori i OP PTT komunikacionit ,,Srbija’’ Qiriq theksoi se një ndër problemet e Serbisë jugore është edhe prapambeturia teknologjike dhe shtoi se ky donacion do të jetë ,,dritare ndaj botës’’ dhe mënyrë që fëmijët të njihen me popujt tjerë, kulturat e tyre si dhe të pasurohen me dituri të reja.