Arkiva e lajmeve
                   

NE SHTATE KOMUNA TE RRETHIT TE PCINJES U PARAQITEN RRETH 600 RASTE ME FRUTH

18. maj 2018.

Bujanoc, Presheve-Nga shtate komunat e rrethit te Pcinjes ne gjashte prej tyre u paraqit epidemija e fruthit,ku deri tash jane regjistruar rreth 600 raste te infektuar me morbillin,deklaroi  epidemiologu I institutit te shendetit publik te Vranjes,Sladjan Stankoviq.Ai tha se komuna e fundit ku u paraqit fruthi eshte Tergovishtja,ku deri me tani ka 15 te semure nga te cilet tre prej tyre jane punetore shendetsore,si dhe ne nivelin ditore te institutit te shendetit publik paraqiten  me se paku nga 5 raste me fruth.

„Ne Tergovishte fruthi u bart nga Vranja,ku njeri prej punetoreve shendetsore ishte ne kontakt me te infektuarit .Deri me tani ne rrethin e Pcinjes epidemija e fruthit nuk u paraqit vetem ne Bosilegrad,ku u paraqit vetem nje rast me fruth”,tha Stankoviq.

Ai tha se numri me I madh me te semure nga fruthi u paraqit ne komunat e Surdulices dhe Bujanocit,Pastaj ne Presheve dhe Vranje,ndersa me pak te paraqitur kishte ne Vladicki Han dhe Tegovishte,ku edhe ne te gjitha keto kumuna u konstatua se ishte shfaqur epidemija e fruthit.

"Per nga rradha me te semure nga fruthi, rrethi i Pcinjes eshte i treti ne Serbi,pas Beogradit dhe Nishit,por eshte  ne rradhe te pare nese merret parasysh numri i te semureve ne krahasim me numrin e qytetareve.Tendencaa eshte ne te gjithe Serbine se virusi i fruthit eshte ne permasa te vogla,perveq se ne rrethin  e Pcinjes ku cdo dite paraqiten raste te reja“,theksoi Stankoviq.

Burimi: Beta dhe Trupi koordinues