Arkiva e lajmeve
                   

NË SHKOLLËN “SVETI SAVA” NË BUJANOC ËSHTË SHËNUAR DITA E EUROPIANE E GJUHËVE

27. shtator 2016.

Bujanoc – Në bibliotekën e shkollës së mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, dje në mënyrë të duhur është shënuar Dita Europiane e Gjuhëve, e cila prej vitit 2001 shënohet në çdo 26 shtator.

Për qëllim të rritjes së mirëkuptimim shumë gjuhësor dhe ndërkulturor, promovimi i pasurive të diversitetit kulturor në kontinentin europian, nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc në organizim të bibliotekës së shkollës, kanë recituar poezinë në gjuhën serbe, angleze, frenge, ruse, spanjolle dhe intaliane.

 “Nxënësit tanë mendojnë se me mësimin e gjuhëve të huaja, vetes i hapin dyert e botës, ndërsa sëbashku mësojnë që të vlerësojnë dhe njohin vlerat e kulturave të ndryshme”, ka thënë bibliotekarja Mirjana Nikolliq.

Biblioteka e SHM “Sveti Sava”, ka fondin prej rreth 15.000 librave, ndërsa gjatë vitit shkollor organizon shumë aktivitete edukativo-arsimore.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues