Arkiva e lajmeve
                   

NË SHKOLLËN FILLORE “BRANKO RADIÇEVIQ” 125 FATOSA

28. gusht 2017.

Bujanoc – 125 nxënës të klasave të parë do të ulen në uleset e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, si edhe në paralelet territoriale të saj, më 1 shtator 2017, ka deklaruar petagogja e shkollës Natalia Stankoviq.

Do të jenë gjithsej tetë paralele, pesë në shkollën qendrore dhe nga një në fshatrat Llopardincë, Rakovcë dhe Karadnik. Në paralelen territoriale të kësaj shkolle në Sërpska Kuqa në klasën e parë nuk do të ketë nxënës për vitin e dytë rradhazi.

„Në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, më 1 shtator, në ora 13,30, nxënësve të klasave të para do t`i organizohet mikëpritja tradicionale. Ata mëpastaj do t`i merren nga mësuesit e tyre dhe do të dërgohen në mësojtore. Një ditë më herët, 31 gusht, në ueb faqen e shkollës, do t`i vendosim listat e nxënësve nëpër klasa”, tha Natalia Stankoviq.

Të gjithë fatosat do të marrin falas çantat shkollore, ndërsa çdo tretit fëmijë në familje, si edhe atyrëve nga familjet e rrezikuara sociale, do t`i dhurohen tekstet shkollore falas të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues