Arkiva e lajmeve
                   

NË SHKOLLAT FILLORE NË RRETHIN E PÇINJËS 77 NXËNËS EMIGRANTË

12. dhjetor 2017.

Në shkollat fillore në Vrajë, Preshevë, Bujanoc dhe Bosilegrad mësimin e ndjekin 77 fëmijë refugjatë dhe emigrantë nga Lindja e Afërt, të cilët me prindërit e tyre janë të akomoduar në qendrat e pranimit në këto tri qyetet, ka deklaruar mentori për fëmijët emigrantë në Rrethin e Pçinjës i Ministrisë së Arsimit, Sashka Nikoliq.

Ai Agjensionit Beta i ka thënë se edhe fëmijët emigrantë në të gjitha qytetet përveç se në Preshevë kanë filluar të ndjekin mësimin tërë ditor. Nikoliq ka sqaruar se në Preshevë këta fëmijë edhe më tej ndjekin nga dy deri katër orë në ditë, duke shtuar se ma shumti këta fëmijë vijnë nga Siria, Iraku dhe Irani.

SHF „Vuk Karaxhiq“ në Preshevë e ndjekin 36 fëmijë nga Qendra e Pranimit në këtë vend, ndërsa shkollën fillore „Branko Radiçeviq“ në Bujanoc e ndjekin 16 fëmijë, ndërsa ende 13 ata i presin kontrollimin sistematik në mënyrë që të përfshihen në mësim.

„Kemi disa nxënës edhe në shkollat e mesme, në drejtimin e bujqësisë një nxënës nga Qendra e Pranimit, në Shkollën Ekonomike në Vrajë katër nxënës, ndërsa tre nxënës në Preshevë presin gjithashtu kontrollimin sistematik në mënyrë që të fillojnë që të ndjekin mësimin në gjimnazin e Preshevës“, tha Nikolliq.

Nikolliq theksoi se deri më tani nuk kemi pasur probleme me nxënësit nga qendrat e pranimit, ndërsa arsimtarët në mënyra të ndryshme i tejkalojnë barrierat gjuhësore.

„Për fëmijët emigrantë dhe refugjatë është siguruar transporti për çdo ditë nga qendrat e pranimit deri në shkollat ku mësojnë, ndërsa shumë organizata joqeveritare ua sigurojnë edhe vaktet“, tha Nikolliq.

Numri i fëmijë të cilët ndjekin shkollat në Rrethin e Pçinjës momentalisht është më i vogël për 13, për dallim nga numri i tyre para një muaji, kur në pesë shkolla në Preshevë, Bujanoc, Vrajë dhe Bosilegrad kanë mësuar gjithsej 90 nxënës emigrantë dhe refugjatë.

Burimi: Agjensioni Beta, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues