Arkiva e lajmeve
                   

NË SHITJE 126 NDËRRMARJE PUBLIKE NË JUG TË SËRBISË

19. gusht 2014.

Agjensioni për privatizim shet 502 ndërrmarje ku deri tash kanë qenë pronë e shtetit, në mesin e tyre janë edhe EI, MIN, Simpo, SHIK Kopaonik, Jumko, Prvi maj Pirot dhe plot të tjera.

Si zgjidhje e firmave të dikurshme gjigante ku tani shteti punon në humbje, Qeveria e Sërbisë e sheh privatizimin e tyre. Rreth tyre shpall edhe shitjen e firmave nga fushat e informimit dhe komunikimit, ne mesin e tyre është edhe televizioni i Nishit, RTV Vranje, Televizini i Pirotit, RTV Caribrod, Radio Bujanoci, Radio Leskovci, Radio Medvegja dhe Radio Piroti.  

Do të privatizohen të gjitha stacionet e veterinaries dhe institutet në jug të Sërbisë.

Pronarë të ri do të duhet të ketë edhe Banja e Sijarinës, Instituti për sherim dhe rehabilitim Nikshiçka Banja dhe Spitali special në Bujanoc.

Përveç hubjes shumë vjeçare sikur që janë MIN, EI dhe Jumko, në listë është edhe Heba e Bujanocit, Bivoda, Kondiva, nishka Juzhna Morava, Vodogradnja Vranje, Geoprojekt Grup, si dhe Cariçin grad Llebane.

Privatizimi është zgjidhja edhe për ato ndërrmarje të ashtuquajtura në ristrukturim, a njëra prej tyre është edhe Nevena e Leskovcit për të cilën vetëm ka blerës të interesuar.

Shkresat për investitorët e interesuar potencial mundë të dërgojnë deri më 15 shtator të vitit 2014 kurse Agjensioni për privatizim mbas mbledhjes së ofertave në afat prej 45 ditë do ti propozoj Ministrisë  ekonomis modelin e privatizimit për ndërrmarjet për të cilët ka të interesuar.

Afati i obliguar për zbatimin e atyre privatizimeve, sipas ligjit për privatizim është deri në fund të dhjetorit të vitit 2015

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi koordinues