Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E PÇINJËS NUK KA SËMUNDJE TË “GJUHËS SË KALTËR”

25. tetor 2016.

Bujanoc – “Në territorin e Rrethit të Pçinjës nuk ka sëmundje të gjuhës së kaltërt e cila i rrezikon delet, dhitë dhe gjedhet, ndërsa kryesisht i transformojnë mushkonjat”, tha Miodrag Millkoviq, drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, në të cilën kompetencë përveç komunës së Bujanocit përfshihet edhe komuna e Preshevës.

Këtë sëmundje ngjitëse nuk transformohet nga njerëzit, ndërsa në Serbi pas 12 vjet pauze, përsëri është paralajrmuar në vitin 2014. Rastet më të reja të diagnostifikuara janë paraqitur para dhjetë ditëvë në komunat e Rrethit të Zllatiborit.

„Në territorin e Republikës së Serbisë janë regjistruar 24 raste të gjuhës së kaltërt. Sëmundja është lajmruar atje ku nuk është kryer vaksinimi. Kjo mënyrë e preventivës është masa më e sigurt në luftën kundër zgjërimit të infektimit“, thotë Millkoviq.

Duke marrë parasysh se imunizimin e kryer në të gjitha pjesët e kufijve të Serbisë me Rumuninë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, vaksinimi sipas fjalëve të Millkoviqit është kryer në pjesët periferike të Rrethit të Pçinjës.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues