Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E PÇINJËS EDHE 18 RASTE TË KORONËS, NJË NGA BUJANOCI

22. qershor 2020.

Bujanoc, Vrajë - Nga 13 deri në 16 qershor, 18persona janë infektuar rishtazi me virusin korona në Rrethin e Pçinjës, njëri prej të cilëve është nga Bujanoci.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se gjashtëmbëdhjetë persona nga Vraja dhe një person nga Surdulica janë të infektuar, raporton Južne vesti.

Gjatë kësaj periudhe, u testuan gjithsej 165 persona, dhe të dhënat e fundit shqetësuan autoritetet, kështu që për shkak të informacionit që 18 të infektuar rishtas nga 165 ekzaminuar, Instituti vlerëson situatën epidemiologjike në Vrajë si "të pasigurt".

Në dy COVID spitalet, 81 pacientë janë duke u trajtuar, dhe sipas epidemiologëve, janë të regjistruara edhe pneumoni më të rënda.

Gjatë 2 ditëve të mëparshme janë testuar 174 njerëz, në mesin e të cilëve mbizotëronin shtupët e kontrollit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues