Arkiva e lajmeve
                   

NË QARKUN E JABLLANICËS PUNËSOHEN ME PËRGADITJE TË ULËT PROFESIONALE

20. janar 2014.

Leskoc-  Në regjistrin  e shërbimit nacional për punësim dukshëm është reduktuar numri i të papunësuarve të kategorive të ulëta deri në kategorit me shkollim të mesëm, mirëpo rritet numri i të papunëve që i kanë kryer fakultetet.

Filialda e shërbimit nacional për punësim  në komunën e Leskovcit ka shënuar rënijen e numrit të papunësuarve nën moshën 30 vjeçare. Në qarkun e Jabllanicës, në vitin 2013 janë shënuar 9606 të rinj tw papunw tw moshws nwn 30 vjeçare. Në mesin e të rinjëve të papunë dominon numri i gjinisë mashkullore.

Në vitin 2013 gjithsej janë punësuar 19.205 persona.

Të dhënat e shërbimit nacional për punësim flasin se në vitin 2013 për kohë të pacaktuar janë punësuar 11.261 persona, ndërsa për punë të përkohshme dhe të caktuar 1.434 persona. Me kontratë në vepër janë të angazhuar 422 persona, dhe janë evidentuar edhe 660 sipërmarrës.

Në fund të vitit 2013, në regjistrin  e filialit të shërbimit për punësim të Leskocit kanë qenë 9444 të papunë prej moshës 50 vjeçare, në mesin e të cilëve 3554 tw gjinisw femrore.

Sipas evidencës në territorin e qarkut të Jabllanicës janë 65 mjek, si dhe 11 magjistra në lëmit: specialist- teknik i kimisë, magjistër i shkencave teknike dhe teknologjisë kimike, pedagog - master, profesor i gjuhës engleze – master, inxhinjer i ndërtimtarisë- master, magjistër i shkencave ekonomike, magjistër i shkencave ekonomike për tregti, magjistër i shkencave teknike për elektroteknikë, magjistër i turizmit dhe menaxher me shkollim të lartë- master.

Prej kompanive të cilat njihen si shumë të rëndësishme për rritjen e punësimit në qarkun e Jabllanicës, në vitin e kaluar nga Shërbimi nacional për punësim ndërmjetësim kanë kërkuar „Jura“, në të cilë numri i të punësuarve ka arritur në 404 persona nga regjistri i të papunëve. Kompanija greke „Autostop interiors“ ka punësuar 48 persona. Kompanitë „Falke“ i „Xhinsi“ në vitin 2013 nuk kanë kërkuar ndërmjetësim nga shërbimi, mirëpo kanë punësuar në bazë të paraqitjes të papunësuarve, të cilët CV-it e tyre i kanë dorëzuar në panairin për punësim ose me kontakt të drejtpërdrejtë.

 Në vitin 2013 janë organizuar dy panaire për punësim: më 18 prill dhe 13 nëntor. Në panairin e prillit janë punësuar 221 persona. Në panairin tjetër katër persona, ndërsa efektet e vërteta të panairit të nëntorit priten në gjashtë muaj e ardhshëm.

Në mesin e të papunëve ka më shumë nga ata shkallës më të ulët të shkollimit, mirëpo është interesante në këtë kategori  në nëntor të vitit 2013 numri i të papunëve është zvogluar. Nga ana tjetër është rritur numri i atyrëve me fakulltetet e përfunduara.

Shtrohet pyetja se në territorin e qarkut të Jabllanicës, më lehtë punësohen personat të cilët kanë kualifikim të ulët shkollor dhe kualifikim profesional nga ata të cilaët kanë kryer shkollim më të lartë dhe kanë më shumë dituri.

Burimi : Jugpres dhe Trupi Koordinues