Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË JANË ZBULUAR EMIGRANTËT NË TREN

26. janar 2015.

Preshevë – Në stacionin hekurudhor të Preshevës, doganierët kanë zbuluar dhjetë shtetas të Sirisë dhe Allzhirit të cilët kanë tentuar të kalojnë në mënyrë ilegale kufirin me Serbinë, ashtu që të arrijnë në vendet e Europës Perendimore.

Ata janë zbuluar kur doganierët me rastin e kontrollimit të trenit kanë përdorur paisjet për matjen e koncentrimit të dioksidit të karbonit, i cili ka treguar koncentrim më të madh të atij gazi me çka edhe është zbuluar prania e qenieve të gjalla.

Është hapur vagoni në të cilin ka qenë e ngarkuar rimorkio e kamionit, mbulesa e të cilit ka qenë e grisur dhe në të cilin janë zbuluar dhjetë emigrantë ilegal nga Siria dhe Allzhiri. “Ata në mënyrë të thjeshtë janë fshehur në vagon të trenit transportues i cili udhëtonte në realicion Greqi – Gjermani”, ka njoftuar Administrata Doganore.

Emigrantët e zbuluar i’u janë dorëzuar në kompetencë të mëtutjeshme policisë kufitare.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues