Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË ËSHTË ORGANIZUAR EKSPOZITA “NGJURAT E JETËS”

26. shkurt 2018.

Preshevë – Fshati SOS i Fëmijëve të Serbisë ka organizuar ekspozitën “Ngjyrat e jetës” në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Punimet e ekspozuara në ekspozitë janë bërë në punëtoritë e artit të cilat Fshati Sos i Fëmijëve të Serbisë i ka bërë sëbashku me ndihmën e piktorit akademik Millosh Ostojiqit, aktivitete të cilat janë organizuar për fëmijët dhe të rinjët në Qendrat e Pranimit në Serbi gjatë vitit 2017.

Autoriët kanë qenë të moshave të ndryshme nga shumë vende. Përveç punimeve artistike dhe vizatimeve, në temën e pikturës apstrakte, natyrës së vdekur, portretit dhe fantazisë, në ekspozitë “Ngjyrat e jetës” janë treguar edhe fotografitë, si edhe punimet e dorës, punime skulpturore dhe punimet e bëra me teknikën e dekupazhit.

Punëtoritë artistike dhe kreative, si edhe pjesët e aktiviteteve të okupimit të kryera nga Fshati i fëmijëve SOS të realizuara me refugjatët në kuadër të programit "Solidariteti", kanë hasur në interesim të madh të banorëve të Preshevës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues