Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË ËSHTË NDALUAR KONTRABANDIMI I TË HOLLAVE

24. shtator 2014.

Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, kanë ndaluar tentim kontrabandimin e më shumë se 50.000 eurove të cilat një famijle prej tre anëtarësh kishte tentuar t`i kaloj përmes kufirit.

Në kontrollën e detajuar të automobilit „BMË X5” me targa sllovene, të cilin e kishte drejtuar shtetasi kroat i nacionalitetit shqiptar, në përcjellje të prindërve, në realicionin Kroaci – Maqedoni, doganierët kanë gjetur gjithsej 83.100 euro.

„Një pjesë të të hollave prej 30.000 eurove, ka qenë i fshehur përpara nën qilimin e shoqëruesit të shoferit, ndërsa 10.000 euro janë gjetur në një çantë në ulësen e fundit. Në portofolin e shoferit janë gjetur afër 40.000 euro, ndërsa në portofolin e të atit të vet janë gjetur më shumë se 40.000 euro,“ ka njoftuar Administrata Doganore.

Udhëtarët kanë deklaruar se bëhet fjalë rreth të hollave të cilat i kanë fituar në ëmbëltoren, ku dhe punojnë familjarisht.

Secilit udhëtar i`u janë kthyer nga 10.000 euro, shumë e lejuar, ndërsa tjerat në vlerë prej 53.100 euro, do të mbahen deri në përfundim të procedurës për kundërvatje.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues