Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË DJE JANË REGJISTRUAR RRETH 1.100 EMIGRANTË

21. janar 2016.

Preshevë –. Prej mëngjesit në qendrën për pranim në Preshevë zbatohen masa të reja për emigrantët. Në letrën egzistuese për regjistrim të emigrantëve është shtuar edhe rubrika, në të cilën emigrantët shkruajn se ku kërkojn azil. Kalojnë vetëm ata të cilët dëshirojnë që të shkojnë në Austri ose Gjermani.

Savoviq nga Komesariati për Refugjatë dhe Emigrim thekson se emigrantët e kanë ditur se duhet të shprehen.

„Ata të cilët që edhe para neve e kanë ditur se si të shprehen dhe se dëshirojnë të shkojnë në Austri apo Gjermani. Këtu askush nuk është kthyer, rrallë ndodhë që të paraqiten emigrantët ekonomik të cilët kthehen, mirëpo kjo ndodhë shumë rrallë”, thotë Savoviq.

Në tendën e nxehtë në qendrën për pranim në Preshevë është vetëm një grup i vogël i emigrantëve. Dimri dhe i ftohti iu janë armiqët më të mëdhenj dhe për këtë fluksi i emigrantëve është zvogëluar.

Nga mesnata deri më tani janë regjistruar rreth 1.100 njerëz, ndërsa në Preshevë kanë veshje të nxehta, ushqim, akomodim dhe ndihmë mjekësore.

 Burimi: RTS Trupi Koordinues