Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË DHE BUJANOC RRITJA NATYRORE MË E LARTË

16. korrik 2014.

Preshevë dhe Bujanoc Edhe pse shkalla më e lartë e mortalitetit në komunat e jugut të Serbisë, Presheva dhe Bujanoci janë në mes komunave me rritje natyrore pozitive në Serbi.

Në Preshevë rritja natyrore është 4,5 ndërsa në Bujanoc 2,6 %, çka do të thotë se numri i të lindurve është më i madh se numri i të vdekurve gjatë gjithë vitit.

Presheva është njëra ndër pesë komunat me natalitetin më të madh, rrespektivisht në 1.000 njërëz lindin 14 fëmijë.

 Këto dy komuna kanë shkallën më të ulët të mortalitetit, rrespektivisht në 1.000 njerëz vdesin rreth 9 njerëz, ndërsa ajo shkallë në pjesën tjetër të Serbisë është rreth 15 njerëz, tregojnë të dhënurat e Entit Republikan për Statistika.

Nga 168 komuna në Serbi, vetëm tetë kanë rritje natyrore pozitive, ndërsa e para nga këto është komuna e Novi Pazarit me 8,6 %, Sjenica 1,4% ndërsa në dy vendet e fundit gjenden dy komuna e Beogradit Zvezdara dhe Surçini me 0,4 %.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues