Arkiva e lajmeve
                   

NË PRESHEVË AKOMODIM PËR 1.000 EMIGRANTË NË DITË

9. nëntor 2015.

Preshevë – Ministri për punë, punësim dhe çështje sociale dhe veterane, Alleksandar Vulin, ka deklaruar në Preshevë se në sallat të cilat po renovohen, gjatë dimrit mund që përkohësiht të qëndrojnë deri 1.000 emigrantë në ditë.

Ai ka deklaruar se salla e renovuar e Industrisë së dikurshme të Duhanit, në kuadër të Qendrës për Pranim të Emigrantëve do të përfundohet për dhjetë ditë.

„Jo vetëm të vendosen dhe të kalojnë, por mund edhe të flejnë. Pas përfundimit të punëve, kapaciteti i këtij objekti do të rritet konsiderueshëm. Kështu përmbushin detyrimet të cilat i kemi marrë, mirëpo presim që ndihma e cila duhet të arrij prej donatorëve të jetë e shpejtë dhe e madhe në mënyrë që të zgjërohen kapacitetet e përkohshme. Këta njerëz nuk dojnë që të qendrojnë aty, por nuk dojnë që edhe të ngrihen nga i ftohti me fëmijët“, ka thënë Vulin, i cili është kryetar i Grupit Punues për zgjidhje e problemit të rrjedhave të përziera emigruese.

Në Preshevë në tri ditën e fundit, sipas evidencës së Kryqit të Kuq dhe Komesariatit për Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, ka ardhur deri tek zvogëlimi i numrit të emigrantëve krahasim nga javët e kaluara.

Prej të premtes mbasdite deri të shtunën në mëngjes, në Qendrën për Pranim janë regjistruar 1.500 refugjatë.

Deri tek zvogëlimi i numrit të refugjatëve ka ardhur për shkak të grevës së ekuipazhit detarë grek, prej të cilës grevë emigrantët nuk kanë pasur mundësi që të kalojnë nga ishulli në tokë.

“Fluksi i emigrantëve ka qenë diçka më i vogël përshkak grevës, mirëpo kjo grevë është ndalur dhe në fund të vikendit presim grupe më të mëdha të emigrantëve. Ne do të jemi të gatshëm edhe për pranimin e tyre”, ka thënë Vulin.

Edhe përfqësuesit e Kryqit të Kuq dhe Komesariatit për Refugjatë thonë se janë të gatshëm për pranimin e numrit të madh të emigrantëve.

Përveç renovimit të sallave të reja për pranimin e emigrantëve, në Preshevë me të madhe punohet edhe në punët për ndërtimin e rrugës kaluese pranë stacionit hekurudhor.

Kur të kryhet rruga për dy javë, emigrantët nuk do të kenë nevoj që të rrijnë në rradhën në rrugën kryesore në hyrje të këtij vendi.

Burimi: RTV, TV Studio B, RTS 1 dhe Trupi Koordinues