Arkiva e lajmeve
                   

NË PLAN ËSHTË NDËRTIMI I KOMPLEKSIT SPORTIV TË STADIUMIT TË PRASHEVËS

23. korrik 2020.

Preshevë - Komuna e Preshevës ka konfirmuar Projektin Urban për ndërtimin e kompleksit sportiv të Stadium Preshevë në shtrirjen midis rrugëve Salvador Allende dhe Qemal Shehu.

Kompleksi i planifikuar sportiv është i llojit të hapur - hapësirë ​​me fusha të hapura sportive. Projekti parashikon ndërtimin e një tribune në anën më të gjatë të fushës kryesore të futbollit, e cila përveç një vendi për vizitorët, do të ketë edhe pjesën  VIP, si dhe një kënd për median. Afër tyre do të ketë edhe tribuna të vogla.

Në katin e parë të ndërtesës do të ketë zhveshtore  me ambiente sanitare, zyra, dhoma për trajnerë, salla për menaxhimin e klubit, një bar të vogël kafeje, hapësirë ​​për rekvizita dhe dhoma ndihmëse, ndërsa në nënkulm të ndërtesës së re do të ketë hapësira që mund t`i ndryshohet qëllimi i shfrytëzimit.

Sipas projektit, terrenet tjera në kompleks janë një fushë më e vogël futbolli, fusha basketbollit, volejbolli tdhe fusha tenisit, me tribunat e tyre. 

Investitori i projektit është Komuna e Preshevës, ndërsa projektuesi është Kapitel Arhitekti nga Nishi.

Burimi: E-kapija dhe Trupi Koordinues