Arkiva e lajmeve
                   

NË PATRULLIM ME POLICINË KUFITARE NË PRESHEVË

8. dhjetor 2014.

Preshevë - Që nga viti 2009, policia kufitare në Preshevë ka parandaluar hyjren e 20.000 emigrantëve nga vendet afro-aziatike.

Sipas informacioneve zyrtare. problemi i trafikmit të njerëzve është në rritje, të cilën e kryejn  grupet e organizuara kriminale dhe të kontrabandës.

Kufiri ruhet 24 orë nga patrullat e policisë kufitare nga qendra rajonale Rujan, i cili mbulon zonën kufitare shtetërore me një gjatësi prej 23 kilometra. Hyrjet e paligjshme më së shumti kryhen 15 kilometra në jug dhe perendim të kufirit tokësor ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.

Kontrabanduesit kryesisht transportojnë me vetura emigrantët deri të kufiri i Maqedonisë, ku pastaj kalojnë në këmbë kufirin, ndërsa në Serbi ata i presin grupi tjetër i kontrabanduesve që i transportojnë deri në Preshevë ose Vranjë. Më pastaj, emigrantët nisen për në very, në drejtim të Kroacisë ose Hungarisë.

Reporteri i All Xhazirës, Gjorgje Kostiq, ka kaluar natën në patrullim me policinë kufitare të Preshevës.

Në ora 20, patrulla e policisë kufitarë ka dalur në terren. Pas hyrjen në Serbi, pika fillestare e emigrantëve ilegal është Lugina e Preshevës.

Në kodrën e Mamincës është vendosur termokamera – ashtu që të zbulohet çdo lëvizje në afërsi të kufirit dhe e cila vëren levizjet e njërëzve deri në 10 kilometra. Duke i’u faleminderuar kësaj termokamere, dyfish është rritur zbulimi i emigrantëve ilegal. Kur vërehet levizja potenciale apo kalimi ilegal, patrullave në luginë i’u tregohet pozicioni i emigrantëve ilegal.

„Ata janë problem i madh, veçanarisht në këtë territor ku gjendi tash – 15 kilometra në juga dhe perendim të pikës kufitare tokësore në Preshevë. Kjo është zona më e rrezikuar. Në disa muajt e fundit është shënuar një rritje e emigrantëve ilegal të cilët tentojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë“, thotë Dragan Llazareviq, zëdhënës kryeshef i qendrës rajonale në Preshevë.

Oliver Jovanoviq, polic nga Presheva, është avansuar në punë sepse ka zbuluar disa grupe kontrabanduese kriminale. Thotë se janë shumë mirë të organizuar ndërsa në këto vepra penale marrin pjesë shqiptarët, serbët dhe maqedonët. Dihet se sa migrime janë ndaluar, mirëpo nuk dihet se sa nga ata kanë kaluar pranë policisë.

Në Luginën e Preshevës javën e kaluar është burgosur grupi i kontrabanduesve, i cili kishte transferuar 90 emigrantë në Serbi dhe atyrëve i’u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Emigrantëve i’u shqiptohet denimi për kalim të kufirit ilegal, ndërsa pas pagesës së dënimit kërkojnë azil dhe dërgohen në qendrat për refugjatë.

„Rritja e numrit të emigrantëve ilegal në territorin e Republikës së Serbisë, do të thotë edhe rritje e shkallës së kriminalitetit nga fusha e kontrabandës. Siç thuhet në Administratën e Policisë Kufitare, kontrabanduesit për një kalim, për një person marrin në mes 50 dhe 200 euro“, thotë Kostiq.

Në kalimin kufitar në Preshevë punon Predrag Trajkoviq. Menaxhon skenerin në kamion i cili zbulon kontrabandimin e njerëzve, drogës, arit, parave dhe sendeve tjera. Pas kalimit të automjeteve nën skaner në kabinë lexohet se çka ndodhet automjet.

„Skeneri mobil është jashtëzakonisht i madh. Ai mund t’a kaloj hekurin në gjërësi prej 30 centrimetrave dhe të shohë se çka gjendet në të. Punon në parimin iks-ajrit, është i sigurtë, ndërsa ai i cili punon në skener mund të shohë gjithçka“, deklaroi Trajkoviq.

Pjesëtarët e policisë dhe doganës thonë se deri më tani zbatohet qasje e veçant në punë në parandalimin e kriminalitetit ndërkombëtar, sepse në rrjetin e kontrabanduesëve gjithnjë e më shumë marrin pjesë njerëzit të cilët më parë nuk kanë pasur dosje kriminale.

Burimi: All Xhazira dhe Trupi Koordinues