Arkiva e lajmeve
                   

NË MËNYRË SOLEMNE HAPET QENDRA E RIPARUAR E PRESHEVËS

21. shtator 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, ministri pa portofol Sulejman Uglanin dhe këshillëtari i lartë i drejtorit të misionit të OSBE-së në Serbi Art Flanagan dje kanë bërë hapjen solemne të qendrës së riparuar të Preshevës në të cilën janë investuar 43 milionë dinarë. Janë shtruar trotoaret, vendosur karrika dhe fontana, është zëvendësuar rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit. Është shkarkuar komunikacioni, rruga që shpie në drejtim të ndërtesës komunale tash është njëdrejtimëshe ndërsa të rinjët tash kanë vend ku të shoqërohen.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, në konfeerencën për gazetarë deklaroi se ,,qendra e qytetit të preshevës për herë të parë është rregulluar në mënyrë adekuate e cila përfshinë kanalizimin e ujërave të zeza, ujësjellësin, telekomunikimin dhe asfaltimin e rrugës''.

,,I jemi mirënjohës të gjithëve që ndihmuan që Presheva të ketë rregullim adekuat e para së gjithash Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, zyres së OSBE-së përmes Mega programit dhe zyres për zhvillim të qëndrueshëm të Qeverisë së Serbisë'', deklaroi Ragmi Mustafa i cili investitorëve u dorëzoi mirënjohje komunale.

Milan Markoviq, kryetarë i Trupit Koordinues dhe njëherit ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale, deklaroi se ,,riparimi i qendrës së qytetit të Preshevës është model i punës së përbashkët me USAID-in duke shpreson  se edhe në të ardhmen do të kemi projekte të tilla''. Markoviq me këtë rastë shprehu bindjen se edhe në të ardhmen në Preshevë do të realizojmë projekte të tilla të cilat qytetarëve do t'u përmirësojnë jetën duke rikujtuar se për një vitë e gjysë është bërë shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në këto tri komuna të Serbisë jugore. Sipas fjalëve të tijë, intenzivisht punohet në zgjidhjen e problemit në arsim, problem i cili është identifikuar si prioritet duke marrë parasyshë se ende nuk janë përkthyer librat në gjuhën shqipe. ,,Qeveria e Serbisë këto probleme nuk i injoron mirëpo mundohet që në mënyrë sa më të mirë të mundshme të zgjidhen'', deklaroi ministri duke shtuar se situata rreth përkthimit të teksteve shkollore shkon sipas planit, pastaj është hapur fakulteti në Medvegjë, kemi shpërndarë mjete shkollore falas ndërsa nxënësve më të mirë u është ndarë bursa shkollore.

Ministri pa portofol Sulejman Uglanin i cili merret me zhvillimin e komunave më të pazhvilluara të Serbisë, shpreson se zyrja për zhvillim të qëndrueshëm vitin  e ardhshëm do të ketë buxhetin më të madh se 150 milionë dinarë sa ka qenë në vitin 2010. ,,Nëse kemi më tepër mjete në buxhet, atëherë edhe do të mundemi të finansojmë edhe projekte tjera të rëndësishme të cilat janë identifikuar, përmes finansimit të projekt dokumentacionit’’, deklaroi Uglanin.

Art Flanagan, këshillëtarë i lartë i drejtorit të misionit të USAID-it në Serbi deklaroi se ,,Ideja e rregullimit të qendrës së Preshevës ka qenë e kjartë dhe se shpreson se kjo do të ketë ndikim në stabilizimin dhe përmirësimin e biznesit''.

Markoviq, Mustafa, Uglanin  dhe Flanagan pas konferencës për gazetarë mbollën dy fidane në qendrën e riparuar të Preshevës.