Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË, QYTETARËT PO KËRKOJNË QË PENSIONISTËT TË "PËRJASHTOHEN" NGA FUNKSIONET QË PAGUHEN NGA KOMUNA

29. janar 2018.

Medvegjë - Më shumë se 100 qytetarë nga Medvegja, nga komuniteti serb, shqiptar dhe romë kanë nënshkr një apel, që këto dita qarkullon në këtë qytet dhe në të cilën kërkohet nga kryetari i komunës Nebojsha Arsic, që bashkpuntorët më të ngushtë të tij që janë penzionera nëpër funksione me pages të “ndërrohen”.

"Ne, qytetarët poshtë të nënshkruar, nuk mund të shohim se si kjo komunë, në të cilën kemi lindur dhe ku jetojmë, po zhduket. Fëmijët tanë, të rinjtë dhe qytetarët janë të detyruar të largohen nga kjo zonë, sepse këtu nga puna nuk mund të jetojmë, puna nuk më për askënd ", thuhet në apel.

"Njerëzit të cilët kanë nevojë të zhvillojnë komunën janë kryesisht pensionerat që kanë marrë përsipër materialisht dhe me banim të përkujdesen për fëmijet e tyre jashtë Medvegjës. Bashkëpunëtorët tuaj më të afërt nuk kanë më motiv për ndonjë lloj pune, sepse ata kanë bërë punën e tyre dhe secili ka pension shumë të lartë. Vendet e tyre duhet të merren nga njerëz të arsimuar dhe nga njerzit që kanë motivin dhe njohurinë për të luftuar për këtë mjedis, pavarësisht nga kombësia e tyre ", shkruhet në apeli.

Nënshkruesit nga Arsiqi kërkojnë që "sa më shpejt të gjithë pensionistët të ndërrohen me njerëzit që do t'i kushtojnë gjith kohën e tyre punës në këtë komunë dhe të krijojnë kushte për mbijetesën e të gjithë atyre që duan të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë" dhe shtojnë se "ankesa nuk ka prapavij politike".

"Nëse e injoroni këtë peticion, ne do të detyrohemi të radikalizojmë një protestë kundër këtyre funksionerave që janë në pension. Do ta informojmë publikun për kërkesën tonë dhe ne do të kërkojmë pjesëmarrje në seancën e asamblesë, në mënyrë që qytetarët e Medvegjës të kenë njohuri për marrjen e vendimeve fatale për të ardhmen tonë ", thuhet në apel, Arsiqi kujton se” dy vite e gjysëm nuk është hapur asnjë vend pune, e as nuk punohet në hapjen e ndonje reparti të prodhimit në këtë komunë të pazhvilluar”

Arsiq është "duke u lutur" dhe ai e sheh këtë apel "me shumëseriozitet".

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues