Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË NUK KA RASTE TË REJA TË SËMUNDJES SË “LËKURËS SË ËNTJUR”

22. qershor 2016.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka deklaruar se në territorin e kësaj komune ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infektimit të kafshëve nga sëmundja e “lëkurës së ënjtur”.

 “Ekipet e veterinerëve ditëve të fundit kanë vizituar 49 amvisëri në territorin e komunës dhe nuk kanë shënuar asnjë rast të infektimit të lopëve nga “lëkura e ënjtur”. Ky aksion  është duke vazhduar”, ka thënë Arsiq.

Përveç infektimit të 12 kafshëve në fshatin Ravna Banjë, të cilat janë eliminuar javën e kaluar, në territorin e komunës së Medvegjë deri më tani nuk janë shënuar raste të reja të “lëkurës së ënjtur”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues