Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË KA FILLUAR NDARJA E PAKOVE TË NDIHMËS PËR FAMILJET MË TË VARFURA DHE ANËTARËT E SHOQATËS “ZEMËR PËR FËMIJËT”

27. mars 2020.

Medvegjë - Falë fondeve të alokuara për Këshillin Komunal nga buxheti i vetëqeverisjes lokale, janë siguruar gjësendet ushqimore dhe u vendosën në Sallën e Sporteve, ku vullnetarët e komunës së Medvegjës i radhisnin me pako. Ushqimet bazike do t'u shpërndahen bashkëqytetarëve më të varfër.

Gjatë ditës së sotme, paketat e asistencës u janë dorëzuar anëtarëve të Shoqatës së Zemrës për Fëmijë, më pas vendasve të rrezikuar në komunitetet lokale të Marovacit, Banjës së Siarinës, Negosavles, Tullarës, Petrile, Mërkonjë dhe Medevcë, si dhe në vendbanimin rom në Medvegjë. Lista e familjeve është bërë në bazë të shënimeve të të dhënave nga Qendra për Punë Sociale dhe Kryqi i Kuq.

Për shkak të numrit të madh të thirrjeve dhe interesit për paketat, zëvendës komandanti i Shtabit, Goran Ivanoviq, i lut qytetarëve që i përkasin kategorisë më të prekshme të jenë të durueshëm dhe mirëkuptues, sepse komuna e Medvegjës koordinon një numër aktivitetesh me qëllim ofrimin e ndihmës së përditshme për personat të cilëve nuk u lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre dhe për këto qëllime janë angazhuar dhjetëra vullnetarë.

Nëse ka qytetarë që kanë mbetur në pa ndihma në ndarjen e parë, ata duhet të telefonojnë në numrin 016 / 891-138 ku do të regjistrohen për paketën e ndihmës.

Përveç ndihmës nga pushteti lokal, donacion erdhi edhe nga Boban Ceroviq, një vendas i Medvegjës i cili dhuroi një paketë prej 250 kg produkteve të qumështit.

Shtabi i Menaxhimit të Emergjencave Komunale të Medvegjës kërkon edhe një herë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria e Republikës së Serbisë, si dhe urdhrat e Shtabit Komunal, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Medvegjës dhe të parandalojnë përhapjen e virusit COVID-19 në territorin tonë.

 

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues