Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË KA ARRITUR RRYMA

1. gusht 2014.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka thënë se pjesa e madhe e banorëve në këtë komunë pasdite kanë pasur rrymë ndërsa uji nga dhjetë shtëpitë e përmbytur është larguar.

Drashkoviq ka shtuar se kanë reshjet e rrëmbyeshme kanë shkatërruar rreht 15 metra asfallt në rrugë në drejtim të fshatit Kapite në të cilin jetojnë banorë multietnike, si dhe komuna në ndihmë ka thirrur sektorin për situata të jashtëzakonshme nga Leskoci.
 

 “Kanë sjellur tri pompa dhe duke i’u faleminderuar atyrëve kemi arritur që të largojmë ujin dhe llumin nga shtëpitë e përmbytura”, tha Drashkoviq.
 

Ai ka shtuar se në shumicën e rasteve punohet për shtëpitë ku uji ka përmbytur paisjet dhe mobiljet.

Drashkoviq ka thënë se pa rrymë janë edhe qindra shtëpi në fshatrat malore të kësaj komune mirëpo situata e përgjithshme është më e mirë se çka ka qenë në orët e hershme.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues