Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË JANË NËSHKRUAR KONTRATAT PËR PROJEKTET MEDIALE

27. prill 2018.

Medvegjë - Përfaqësuesit e mediave projektet e të cilëve u miratuan në Konkursin për bashkëfinancimin e përmbajtjeve mediale me interes publik në territorin e komunës së Medvegjës, nënshkruan dje kontratat me kryeshefen e Administratës Komunale të komunës së Medvegjës, Svetlana Todoroviq.

Nënshkrimit të kontratës morën pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Arsiq tha se komuna e Medvegjës ishte gjithmonë e hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat dhe se kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen, si dhe se vetëqeverisja lokale nuk është përzier me punën e komisionit prej tre anëtarësh.

. Што се тиче комисије, сматрамо да су донели исправну одлуку,“ казао је Арсић.

"Këtë vit, konkuruan 27 shtëpi mediatike. Tri shtëpi mediatike nuk i plotësuan kushtet në fillim. Nga 24 projektet e mbetura, komuna e Medvegjës ka ndarë 4.750.000,00 dinarë këtë vit për bashkëfinancimin e 7 projekteve. Vetëqeverisja lokale nuk u përfshi në përzgjedhjen e tyre, por për ne ishte e rëndësishme që të merren në konsideratë mediat nga Medvegja. Sa i përket komisionit, ne besojmë se ata bënë vendimin e duhur”, tha Arsic.

Svetlana Todoroviq, kryeshefja e administratës komunale në Medvegjë, tha se për mediat janë ndarë fonde të mëdha dhe se pret që të gjithë atyre që iu është dhënë mundësia që t`i realizojnë eprojekteve të tyre këtë vit, të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kualitative.

Proçesverbali mbi konkursin e realizuar për bashkëfinancimin e projekteve me interes publik në fushën e informimit publik në komunën e Medvegjës në vitin 2018, mund të gjendet në adresën: www.medvedja.org.rs/images/stories/zap_zak_komisije.pdf

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues