Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË JANË NDARË MASKAT PËR PUNËTORËT TË CILËT JANË NË KONTAK ME QYTETARËT

25. mars 2020.

Medvegjë - Shtabi Komunal i Menaxhimit të Emergjencave në komunën e Medvegjës ka shpërndarë maska ​​mbrojtëse për të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike në territorin e komunës së Medvegjës.

Maska u shpërnda në institucione nga vullnetarë nga komuna e Medvegjës, të cilët çdo ditë janë të angazhuar në këtë fushë, duke vizituar dhe ndihmuar banorët e moshuar dhe të sëmurë të Medvegjës, pasi që personat mbi 70 vjeç në Medvegjë nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre.

"Urdhri është shumë i qartë - të gjithë ata që bien në kontakt me një numër të madh njerëzish duhet të vendosin maska ​​dhe doreza, qoftë duke punuar në agjencitë qeveritare, ndërmarrjet publike apo tregtinë. Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Medvegjës bleu me urgjencë maska ​​mbrojtëse dhe pajisje të tjera nga fondet buxhetore të komunës", tha Goran Ivanoviq, zëvendës komandant i shtabit në Medvegjë.

Për qëllim të mbrojtjes, për të gjithë vullnetarët janë siguruar pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues, si dhe jelekë për t`u indentifikuar nga të tjerët.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues