Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË JANË NDARË KONTRATAT PËR MJETET INKURAJUESE PËR BUJQIT

17. gusht 2018.

Medvegjë - Marrëveshjet me fermerët për kthimin e fondeve të investuara në rritjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në komunën e Medvegjës janë nënshkruar në sallën e Qendrës Kulturore të Medvegjës. Me programin e masave për vitin 2018, fondet për bujqësinë u ndanë në shumën prej 10,000,000.00 dinarë.

Kthimi i fondeve të investuara për masën e investimit në asetet fizike të fermave bujqësore kryhet për blerjen e bimëve, kafshëve blegtorale, makinerive dhe pajisjeve të ujitjes, në shumën totale prej 8.750.000 dinarë. Fondet tashmë janë përdorur për këtë masë dhe konkursi është i mbyllur.

Mjetet në vlerë prej 750,000 dinarë janë ndarë për inseminimin artificial të lopëve dhe mëshqerrave, ndërsa konkursi është në realizim e sipër.

Kryetari i bashkisë së Medvegjës, Nebojsha Arsiq,  dorëzoi kontratat për 120 pronarë të fermave bujqësore në komunën e Medvegjës.

"Mund të them lirisht se ky vit ishte shumë i disponueshëm ekonomikisht me mjetet e stimulimit të bujqësisë. Duke zvogëluar shumën maksimale të kthimit për një fermë, është arritur që të kemi një numër më të madh të kërkesave të paguara, me rreth 90% të kërkesës për kthim nën sasinë maksimale. Kemi shikuar gjithashtu të mos devijojmë nga rregullat, kështu që secili që ka paraqitur kërkesat do t`i paguhen. Avantazhi, natyrisht, u jepet fermave që ende nuk kanë aplikuar deri më tani për disa nga masat e nxitjes, dhe ne u përpoqëm t`iu dalim në ndihmë edhe tjerëve të cilët investuan në prodhimin e tyre bujqësor. Dhe në periudhën e ardhshme, ne do të përpiqemi të inkurajojmë bujqësinë në sasi më të mëdha, sepse është një nga degët prioritare të ekonomisë në territorin e komunës sonë, "tha Arsiq.

Këtë vit, u prezantua një masë e re e mbështetjes së kredisë, sipas së cilës komuna paguan shumën totale të interesit për kredi bujqësore. Për këtë masë u ndanë 500,000 dinarë. Konkursi është ende i hapur dhe vazhdon deri më 1.11.2018.

Burimi: Qendra e Informacionit Jug dhe Trupi Koordinues