Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË JANË NDARË 900.000 DINARË PËR NDIHMË PËR BANORËT MË TË RREZIKUAR

25. mars 2020.

Medvegjë - Këshilli Komunal i Komunës së Medvegjës solli vendim unanim për ndarjen e fondeve nga buxheti i komunës së Medvegjës për të ndihmuar banorët më të rrezikuar në territorin e komunës së Medvegjës.

Fondet në vlerë prej 900,000 dinarë do të ndahen për blerjen e nevojave themelore të jetës. Mallrat do të ndahen në pako dhe shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur në terren.

"Është e rëndësishme për ne si shoqëri të veprojmë tani dhe të tregojmë solidaritet me fqinjët, vendasit dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. Kjo do të ndihmojë banorët më të varfër dhe më të prekshëm të Medvegjës që të mbijetojnë më lehtë këtë situatë. Shpërndarja do të bëhet nga vullnetarë të komunës së Medvegjës, në koordinim me Kryqin e Kuq dhe Qendrën për Punë Sociale në të gjithë territorin e komunës së Medvegjës. Ne planifikojmë të fillojmë shpërndarjen e paketave duke filluar nga e enjtja", tha Goran Ivanoviq, zv / komandant i Shtabit të Menaxhimit të Emergjencave në Medvegjë.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues