Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË FILLOI PROGRAMI “PAGA IME E PARË”.

20. janar 2022.

Medvegjë-Beograd Programi i Qeverisë së Republikës së Serbisë “Paga ime e parë”, i cili po zbatohet për të dytin vit radhazi, ka vazhduar realizimin edhe këtë vit. Enti i  Punësimit, me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, u mundësoi të rinjve që nuk punonin në këtë profesion të regjistroheshin tek punëdhënësit në sektorin privat dhe publik dhe të fitonin përvojën e parë të punës.

Në zyrën e kryetarit të Komunës së Medvegjës, është organizuar ndarja e kontratave për personat të cilët e kanë ushtruar të drejtën për të filluar përvojën e parë të punës përmes Administratës Komunale të Komunës së Medvegjës. Të përzgjedhur nga Enti  i Punësimit, dhjetë prej tyre nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me punëdhënësin dhe EP në fund të dhjetorit.

“Gjatë nëntë muajve të trajnimit për punë do të fitoni përvojat e para të punës, do të aplikoni njohuritë e fituara dhe do të zhvilloni aftësi të reja, do të përmirësoni shprehitë e punës dhe do të paguheni për punën tuaj. Trajnimi juaj do të zhvillohet sipas programit të vendosur të miratuar nga Enti i Punësimit, me mentor që mbikëqyr dhe ofron mbështetje. Pas përfundimit do të merrni certifikatën e trajnimit të kryer në punë specifike, e cila rrit mundësinë për të gjetur një vend pune për të cilin jeni arsimuar”, tha kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Personat që kanë përfunduar arsimin e mesëm pajisen me pagesë mujore me të holla në shumë prej 22.000 dinarë, ndërsa ata me arsim të lartë 26.000 dinarë. Mjetet do t'u paguhen drejtpërdrejt personave në trajnim, nëpërmjet Entit të Punësimit dhe trajnimi për punë zgjat nëntë muaj.

Nga dhjetë që kanë nënshkruar kontratën, një person është i nacionalitetit shqipëtar.

Burimi: Jugmedia, Trupi Koordinues