Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË SHËNUAR 100 VJETORI NGA FILLIMI I KRYENGRITJES NË TOPLICË

27. mars 2017.

Medvegjë – Me rastin e 100 vjetorit të fillimit të kryengritjes në Toplicë, kurora në lapidarian e luftëtarëve të rënë në Vidikovcë kanë vendosur kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, kryetari i shoqatës së luftëtarëve NOR prej vitit 1941-1945, Millisav Milletiq dhe përfaqësuesi i pasardhsëve të luftëtarëve të luftës së madhe Svetisllav Millovanoviq.
 

Iniciatori i kësaj ngjarje historike ka qenë biblioteka “Petar Petroviq Njegosh”. Në shenjë kujtimi të paraardhësve të njohur, biblioteka ka shpallur edhe konkursin letrat dhe artistic për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Rrethit të Jabllanicës, i cili është hapur deri më 11 prill. Është formuar edhe këshilli organizativ i cili do të mirret me organizimin e mëtutjeshëm të ngjarjes, ndërsa ceremonia qendrore për komunën e Medvegjës do të shënohet në fund të majit.

Kryengritja është në fund të shkurtit/fillim të marsit të vitit 1917 e ka përfshirë Toplicën dhe Jabllanicën dhe është zgjëruar në pjesët tjera nën okupimin Bullgar dhe pjeën përbërse të luftës çlirimtare të popullit në Luftën e I Botërore.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues