Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË PAGUAR KËSTI I FUNDIT PËR BUJQIT

29. nëntor 2016.

Medvegjë – Në komunën e Medvegjës është kryer ndarja e kontratave për 28 bujqët, përkatësisht është paguar kësti i fundit i inkurajimit për bujqësi në vlerë prej 1.483.787,77 dinarë. Për të paguar ka mbetur edhe 500.000 dinarë për masën e mbarësimit artificial të gjedheve dhe mëshqerave, çka do të kryhet në periudhën e ardhshme.

„Plani ynë është që për vitin e ardhshëm nga buxheti të ndahet vlera më e madhë për inkurajim në bujqësi. Vetëm se kanë filluar përgaditjet për programin e inkurajimit për periudhën e ardhshme, në të cilën do të duhej të shikojmë edhe bujqit të cilët këtë vit nuk kanë kaluar përshkak se mjetet janë të dedikuara në këtë konkurs janë harxhuar para afatit të përfundimit të konkursit”, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Në buxhetin për vitin 2016, për bujqit janë ndarë mjetet në vlerë prej 10 milion euro dinarë. Prej asaj vlere 9,5 milionë dinarë janë dedikuar për investimin në pajisimin e mekanizmave të ri, gjedheve dhe sistemit për ujitje. Për këtë vlerë kanë konkuruar edhe kanë fituar mjete për 168 pronarë të amviseri bujqësore nga territori i komunës së Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues