Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË MBAJTUR SHKOLLA EUROPIANE E DEBATIT

13. prill 2017.

Medvegjë – Në organizimin e Qendërs EU Info Beograd, Këndit EU Info Nish dhe Komunikimet e Hapura, në Medvegjë është mbajtur debate i nxënësve të shkollave të mesme në kuadër të Shkollës Europiane të Debatit për këtë vit.

Gjashtë nxënës të shkollave të mesme nga Medvegja dhe Nisha në sallën solemn të Kuvendit Komunal të Medvegjës kanë debatuar mbi temën “A duhet UE-ja ta ketë të përbashkët politikën emigruese dhe politikën e azilit”.

Në foltore kanë ndalur përfaqësuesit e “Qeverive”, të cilët kanë kundërshtuar politikën e përbashkët emigruese dhe të azilit, ndërsa përfaqësuesit e “opozitës” e kanë përkrahur këtë.

Nxënësit e shkollave të mesme të scilët e kanë përbërë “Qeverinë” kanë vlerësuar se duhet individualisht të vendosin, duke pohuar argumenetet e veta në shembujt aktual të rastit të Polonisë dhe Sllovakisë.

Përfaqësuesit e “opozitës” të cilët kanë përkrahur politikën e përbashkët emigruese të azilit, kanë argumentuar qëndrimet e veta kështu që me politikën e përbashkët të azilit do të përmirësohet jeta e refugjatëve.

Anëtarët e jurisë kanë vlerësuar se opozita ka qenë e vendosur, deri sa publika ka votuar me shumicë për nxënësit të cilët e kanë përbërë “Qeverinë”.

Pjesamarrësit e debatit muajve të fundit janë përgaditur për këtë shfaqje në punëtoritë në të cilat kanë mësuar që të qasen në mënyrë kritike dhe me argumente në probleme, si edhe për secilën temë në mënyrë studimore të menondojnë.

Shkolla Europian e Debatit për të katërtën herë organizohet përmes ndihmës së Delegacionit të Unionit Europian në Republikën e Serbisë, ndërsa debatuesit më të mirë do të marrin pjesë në debatin përfundimtar, i cili do të mbahet në maj në Asamblenë Popullore në Beograd.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues