Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË MBAJTUR “KARNEVALI I MË TË RINJËVE, TË RINJËVE DHE GJITHMONË TË RINJËVE”

26. qershor 2017.

Medvegjë – Me rastin e fillimit të sezonit veror turistike, në Medvegjë dhe Banjë të Sijarinës është organizuar për herë të dytë “Karnevali i më të rinjëve, të rinjëve dhe gjithmonë të rinjëve”.

Pas përfundimit të programit në Banjë të Sijarinës, karnevali është vazhduar në Medvegjë ku në defilenë solemne iu janë bashkuar të gjithë pjesëmarrësit e programit. Defileja e valltareve, foshnjeve në karrocat për fëmijë, fëmijëve dhe edukatorëve nga institucioni parashkollor “Rinia” dhe grupeve valltare është nisur nga udhëkryqi prani STR “Joviq” dhe ka vazhduar në rrugën kryesore në drejtim të Shtëpisë së Kulturës dhe ndërtesës së komunës.

Në platonë pranë Shtëpisë së Kulturës pjesëmarrësit e defilesë me duartrokitje  janë prituar nga shumë qytetarë të Medvegjës. Edhe njëherë kanë performuar të gjithë pjesëmarrësit, të cilët në emër të organizatorit i ka përshëndetur Millan Stevanoviq, ndërsa në emër të komunë së Medvegjës kryetar i kësaj komune Nebojsha Arsiq.

Grupet e vallzimit nga Medvegja, në platonë kanë performuar programin e tyre prej gjysmë ore. Në fund të programit kryetari i komunës së Medvegjës ka ndarë mirënjohje për kontribuesit e këtij manifestimi.

Ndihmë të madhe në organizimin e këtij manifestimi, përveç fëmijë dhe edukatorëve të institucionit parashkollor “Rinia” nga Medvegja, kanë dhënë edhe nxënësit e shkollës fillore “Jabllanica e Epërme”, në krye me arsimtarin i artit figurativ Radmil Doderoviq, të cilët sëbashku me të punësuarit në Organizatën Turistike të Medvegjës kanë rregulluar hapësirën pranë shtëpisë së kulturës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues