Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË HAPUR KLUBI PËR KËRKIMIN E PUNËS

29. shtator 2016.

Medvegjë – Me trajnimin e grupit të parë prej 26 personave të papunësuar, në Medvegjë është hapur Klubi për Kërkim të Punës, pajisimi dhe puna e të cilit financohet nga mjetet e UE-së, përmes projektit “UE-ja ndihmë për personat e papunë dhe grupet e rënda për punësim”.

Klubin e ka hapur kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, duke theksuar se ky është vetëm se fillimi i projektit i cili do të ndihmojë punësimin e të rinjëve, kështu që vetqeverisja lokale do të bëjë të gjitha ashtu që t`i sigurohen kushte të mira për jetë dhe punë në vendlindje. Aktivitetet në klub kanë qëllim që të mësojnë dhe aftësojnë personat e papunësuar që në mënyrë representative të paraqiten në tregun e punës.

Kandidantët do të trajnohen për kërkim të lehtë dhe efikas të punës, përkatësisht si të shkruajnë biografinë e punës, letrën e motivimit dhe rekomandimet e dorëzuara. Do të mësojnë ku dhe si të kërkojnë punë dhe në cilën mënyrë të prezentohen tek punësdhënësi. Informacionet e fituara rreth vendeve të lira të punës, do të keni qasje të lirë në internet dhe listën e përgaditur të ueb faqeve të cilat ofrojnë informacione në tregun e punës.

Burimi: Beta, Jugmedia dhe Trupi Koordinues