Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË 10 MILIONË PËR INKURAJIMIN E BUJQËSISË

25. gusht 2017.

Medvegjë – Në sallën e KK të Medvegjës janë ndarë mjetë të dedikuara për inkurajimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural të komunës së Medvegjës. Me buxhetin e vitit 2017, për bujqësi janë ndarë mjete me vlerë prej 10 milionë dinarëve. Për masën e investimeve në mjete fizike të amviserive bujqësore, kthimi i mjeteve të investuara kryhet për blerjen e materialit për mbjellje, blerjen e kafshëve, mekanizmave dhe pajisjeve për ujitje, në vlerë prej 9.250.000 dinarëve, ndërsa për masën e mbarësimin artificial, për të cilët edhe më tej pranohen kërkesat, janë ndarë mjete prej 750.000 dinarëve.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me zëdhënësin e tij, Goran Ivanoviq, ka dorëzuar Kontratat për 120 pronar të amviserive bujqësore në komunën e Medvegjës. Vlera e përgjitshme e kontratave të paguara është 5.040.000 dinarë. Mjetet e dedikuara për 130 bujqë tjerë, të cilat janë rreth 5 milionë dinarë, do të paguhen në këstin e ardhshëm.

Kontratat të cilat janë të ndara janë pjesë e masave investuese në mjetet fizike sipas programit për inkurajim të zhvillimit të potikës bujqësore dhe zhvillimit rural të komunës sonë të Medvegjës sipas buxhetit për vitin 2017.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues