Arkiva e lajmeve
                   

NË LLOJAN PROTESTË PËRSHKAK TË KALIMIT KUFITAR TË VOGËL

22. prill 2015.

Preshevë, Likovë – Banorët e fshatit Llojan, i cili ndodhet pikërisht në kufirin me Serbisë nga ana e Maqedonisë, në të cilin jetojnë kryesisht shqiptarët, kanë paralajmëruar se do të bllokojnë pikën kufitare të Tabanocit në qoftë se nuk hapet pika e vogël kufitare në mes të fshatit Llojan dhe Miratoc të komunës së Preshevës.

Sipas fjalëve të kryetarit të bashkësisë lokale të Llojanit dhe komunës së Likovës, për hapjen e pikës së vogël kufitare ka qenë gjithçka e rregulluar para disa viteve dhe për këtë arsye banorëve të Likovës dhe Llojanit nuk i’u është e qartë përse nuk bëhet.

Banorët e Llojanit kanë paralajmëruar se janë të detyruar që deri tek fshati fqinj i Miratocës, i cili gjendet në Serbi, duhen të kalohen dhjetra kilometra, sepse janë të detyruar që të përdoret vendkalimi kufitar zyrtar. 

Banorët e Llojanit sqarojnë se banorët e dy fshatrave i lidhin mardhëniet farefisnore, por edhe pronësia  ndaj tokave punuese, të cilat ndodhen nga dy anët e kufirit në mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues