Arkiva e lajmeve
                   

NË LERAN ËSHTË MBAJTUR KOMEMORACION PËR TË RËNËT NË BOMBARDIMET E NATO-S

18. prill 2016.

Preshevë – Komandanti i Ushtrisë Tokësore të Serbisë, gjeneral-lejtnat Millosav Simoviq, ka vënë kurora pranë përmendores të të rënëve në bombardimet e NATO-s, në fshatin Leran të Preshevës.

Kurora ka vënë edhe delegacioni i Vrajës në krye me zëdhënësin e kryetarit të Vrajës Dragolub Stevanoviq.

Nga bombat e NATO-s, më 15 prill 1999, kanë vdekur majori Lubisav Stojanoviq, kapiteni Dragan Lukiq, kryerreshteri Zhelko Allar, tetari Dimçe Stamenov, ushtari në shërbim ushtarak Sllobodan Markoviq dhe ushtarët reservist Alleksandar Popoviq dhe Ninosllav Millenkov.

Kurora dhe lule kanë vënë edhe pjesëtarët e familjeve të të rënëve, si dhe delegacioni i Administratës Policore, Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA) dhe shoqatat e pensionistëve dhe veteranëve ushtarak.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues