Arkiva e lajmeve
                   

NË KËRKIM TË NJË JETE MË TË MIRË

27. tetor 2014.

Familja tetëanëtarshe Neshkoviq nga fshati i largët malor Cërvenik në komunën e Kurshumlisë, ku nuk ka as rrugë e as shkollë, në kërkim të jetës më të mirë para një viti është zhvendosur në Medvegjë. Babai i gjashtë fëmijëve, Radoshi, ka fituar punë në minierën e Lecës, ndërsa komuna i`u ka premtuar ndihmë në zgjidhjen e çështjes së banimit. 

Vendimi nuk ka qenë i lehtë, mirëpo dëshira që fëmijët të jetojnë më mirë i ka sjellur në Medvegjë. Vështirë është pa kulm nën kokë, mirëpo familja Neshkoviq nuk dorëzohen.

„Nuk pendohem për atë se pse kemi ardhur, sepse është shumë më mirë se atje. Kushtet për fëmijët janë më të mira. Afër është rruga, shkolla, çerdhja, shtëpia e shëndetit", thotë Radosh Neshkoviq.

Shtëpinë e rrënuar me dy dhoma, për të cilën në muaj paguajn 100 euro, menzi se e kanë gjetur në Medvegjë. Rregullisht paguajn edhe të gjitha faturat. Për të tjera e shtrëngojnë rripin deri sa të mos arrijë paga e parë e minatorit Radosh.

„Punoj edhe privat. Shkoj në pyll, tërheq drurë si gjithë njerëzit këtu. Gjindemi disi", thotë Radosh Neshkoviq.

Kanë shumë pakë, mirëpo prap se prap shtëpia i`u është plot fëmijë, kanë katër djem dhe dy vajza.

Edhe pse këtu nuk kanë asnjë të afërm, në komunë thonë se familja Neshkoviq nuk do të jet e vetme në rrugën drejt zgjidhjes së problemit të tyre të banimit, sepse kanë dëshirë dhe mënyrë për t`i ndihmuar.

„Ne do të marrim për obligim që sëpaku për një vit t`ua paguajm qeranë, ashtu që të mos kenë harxhime deri sa të gjejmë një zgjidhje adekuate", thotë kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq.

Kjo ështa familja e vetme e cila në disa vitet e fundit është zhvendosur në Medvegjë. Ndoshta pikërisht familja Neshkoviq le të kuptohet se fotografia rreth migracionit të theksuar do të mund të ndryshohet në Jabllanicën e Epërme.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues