Arkiva e lajmeve
                   

NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC ËSHTË PRITUR GJENERATA E 12 E STUDENTËVE

11. tetor 2022.

Bujanoc – Beograd - Gjenerata e dymbëdhjetë e studentëve të Fakultetit Ekonomik të Suboticës  në paralelen në Bujanoc filluan studimet në këtë institucion të arsimit të lartë.

Viti i ri akademik në fakultetin në Bujanoc fillon me 82 studentë, ndërsa 62 studentë serbë dhe 20 studentë shqiptarë morën indekse.

Dekani i Fakultetit të Suboticës, profesor Dr. Nebojsha Gvozdenoviq, përkujtoi rëndësinë e arsimit të lartë në Bujanoc ndërkaqgjeneratës së re të studentëve iu uroi mirëseardhje dhe studime të suksesshme.

 „ Këtë vit Fakulteti Ekonomik regjistroi mbi 800 studentë në Suboticë, Novi Sad dhe Bujanoc. Ne ekzistojmë dhe punojmë në tre lokacione, ky është më i largu por jo më pak i dashur për ne. Ftoj studentët e vitit të parë të aplikojnë dhe të kalojnë dy javë në Suboticë, të marrin pjesë në jetën studentore, të njohin qytetin, miqtë e rinj dhe të ndjehen se janë pjesë e një familjeje të madhe – tha dekani Gvozdenoviq.

Gjenerata e re e studentëve u përshëndet nga prodekani për mësimdhënie në Fakultetin Ekonomik në Suboticë, profesor Dr. Radenko Mariq, i cili falënderoi studentët për zgjedhjen e fakultetit.

“Zgjedhja që keni bërë është zgjedhja e duhur dhe shpresoj të mos pendoheni, andaj uroj që të gjithë të bëheni studentë të suksesshëm dhe që diploma që do të merrni të pasqyrojë statusin tuaj në shoqëri, por edhe që do të arrini ta përdorni në mënyrën më të duhur ”, tha Mariq

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të Bujanocit, Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe përfaqësues të Fakultetit Ekonomik nga Tetova.

Kujtojmë se në vitin shkollor 2022/23 ka pasur vende për 90 nxënës në paralelen në Bujanoc, dhe të gjithë nxënësit e sapo regjistruar shkollohen në shpenzimet e buxhetit të shtetit.

Mësimi zhvillohet në fushat e Kontabilitetit dhe Auditimit, Marketingut, Informatikës. dhe Financës së Biznesit, Bankës dhe Sigurimeve.

Vitin e kaluar janë regjistruar 74 studentë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues