Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOVC 260 STUDENTA TË EKONIMIS

9. tetor 2013.

Vitin e parë në Departamentin e Fakultetit ekonomik nga Subotica në Bujanoc këtë vit e kanë regjistruar 109 studentë të cilët ligjërata do ti dëgjojnë në gjuhën serb dhe shqipe, ndërsa viti akademik do të filloj nesër, deklaroi të hënën zyratri i Fakulteit ekonomik nga Suborica Nenad Vunjka,

Departamenti i Fakultetit ekonomik nga Subotica është hapur në Bujanoc më 2011 dhe atë departament e ndjekin 260 studentë nga të cilët 83 janë në vitin e dytë ndërsa 68 në viti e tretë të studimeve.

Ligjërata në gjuhën serbe mbajnë profesorët e Fakultetit ekonomik nga Subotica ndërsa në gjuhën shqipe profesorët nga Universiteti shtetëror i Tetovës

Nenad Vunjak brucoshëve të rinj në shpërblimin e indeksave në Bujanovc tha se problemi më I madh I fakulltetit është mungesa e hapsirës,edhe pse mësimi mbahet në dy lokacione në Bujanovc.

Në solemniteti akademik përveq Vunjak,moren pjesë  dhe Zoran Stankoviq kryetar I Trupit Koordinues për komunat e Preshevës,Bujanovcit dhe Medvegjes,Nagip Arifi kryetar i komunës së Bujanovcit,Vullnet Ahmeti rektor I univerzitetit të Tetovës,Muhadin Fijulanin sekretari shtetror në ministrin e arsimit,Majkell Devenport shef I delegacionit të BE në Sërbi dhe Peter Burkhard shef I misionit OSBE-s në Sërbi.Zoran Stankoviq, kryetar I Trupit Koordinues për komunat e Preshevës,Bujanovcit dhe Medvegjes tha se premtimi I degës së  fakultetit ekonomik  të Suboticës në Bujanoc për të marrë ndërtesën deri në fillim të këtij viti akademik nuk u përmbush për shkak të cështjeve të pazgjidhura pronsore,por pritet që ndërtesa e fakulltetit do të përfundoj deri vitin e ardhshëm sipas fjalëve të tij për ndërtimin e ndërtesës janë siguruar 1milion euro.

Iu drejtua studentëve Majkëll Devenport,shef I delegacionit të BE në Sërbi,I cili tha “hapja e Degës së fakulltetit Ekonomik në Bujanovc 2011 I cili është një sukses dhe është ditë e vacant për Bujanovcin dhe bashkësin shqipëtare në Sërbi.”

Devenport gjithashtu theksoi se shtetet antare të BE-s të cilët në 10 vitet e fundit I kan ndihmuar jugut të Sërbis dhe kan finacuar ndërtimin e projekteve të infrastrukturës do të vazhdojn të mbështesin në të ardhmen.

Peter Burkhard,shef I misionit OSBE-s në Sërbi,tha se është celsi për përparim dhe zhvillim I jugut të Sërbis” për të siguruar nivelin më të mirë të mundshëm të arsimit”.Ai shtoi se është ide e mirë që studentët shkollimin e ndjekin në dy gjuhë,sepse “sa më shum gjuhë të njihni,aq her jeni Evropian”dhe I  bëri thirrje që pas përfundimit të studimeve që njohurit e tyre ti përdorin për zhvillimin e vendit të tyre.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues