Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC VETËM NJË PRIVATIZIM I SUKSESSHËM I NDËRMARRJEVE PUBLIKE

19. nëntor 2015.

Bujanoc – Prej fillimit të privatizimit në komunën e Bujanocit me sukses është privatizuar vetëm një ndërmarrje publike, fabrika e ujit mineral “Heba”, ndërsa të tjerat ende presin pronarin e ri, ndërsa pronësia e ndërmarrjeve tjera në masë të madhe bie, ka deklaruar bashkëpuntori profesional i Agjensisë për Privatizim në Bujanoc, Nexhat Beluli. Beluli ka thënë se përshkak të shtyrjes së privatizimit harrohet brendi i ndërmarrjeve shoqërore nga Bujanoci, të cilat dikur ishin shumë të njohura, humbet tregu dhe hapi për konkurencë, kështu që shanset janë gjithnjë e më të vogla që edhe pas privatizimit këto ndërmarrje të rimëkëmben.

“Vitin e kaluar NP “Proleqe”, dy herë ka shkuar në ankand, kanë qenë 11 blerës të interesuar, mirëpo dy herë ankandi është ndaluar, ndërsa shtija në ankand është tërhequr. Për Banjën e Bujanocit gjithashtu vitin e kaluar ka qenë e hapur ftesa e cila është tërhequr edhepse kanë janë paraqitur dy blerës potencial”, ka thënë Beluli.

Beluli ka thënë se në mes firmave për të cilat procesi i privatizimit asesi nuk kryhet janë edhe “Jugokopi”, “Gumoplastika”, “Svetlosti”, “Feldspati”, dhe dy fabrikat e “Simpos”.

“Edhe fabrika e ujit mineral dhe langjeve “Bivoda”, ka qenë në procedurën e privatizimit dhe është tërhequr, si dhe Industria e Duhanit në Bujanoc, për të cilën në momentin e fundit janë ndryshuar kushtet e shitjes dhe kështu privatizimi është pezulluar”, ka thënë ai.

Beluli ka thënë se për njërin privatizim të suksesshëm në komunën e Bujanocit, kompanisë “Heba”, të cilën e ka blerë “Nektari”, nga Baçka Pallanka, egzistojnë mendime të ndara edhepse fabrika e ujit mineral dhe langjeve punon me sukses, numri i punësuarve është zvogëluar konsiderueshëm.

Blerësi i ri ka modernizuar prodhimin dhe kështu ka ardhur deri tek teprica e fuqisë punëtore, duke i paguar disa punëtorëve programin social, disa kanë shkuar në pension dhe disa kanë marrë pagesën e shkëputjes.

Burimi: Beta, Blic – ekonomia dhe Trupi Koordinues