Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC TË MOBILIZUAR

22. prill 2014.

Bujanoc-Preshevë – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se në këtë komunë deri më tani nuk ka shtëpi të përmbytura dhe se situata në tërren është duke vëzhguar.

„Ka vërshime të lumit në fshtatin Konçul dhe Breznic dhe se situata deri më tani është nën kontroll“, tha Arifi dhe ka shtuar se ekipet për situata të jashtëzakonshme në terren“.

„Duhet që të jemi të përgaditur në përputhshmëri me mundësit tona“, tha Arifi i cili gjat tërë ditës i ka vizituar.

Ndërkohë afër Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc ka vërshuar lumi i Tërrnocit mirëpo deri më tani nuk ka shtëpi të përmbytura.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se në komunën e tij nuk ka përmbytje.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues