Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC NUK KA RASTE TË REJA TË “LËKURËS SË ËNTJUR”

21. qershor 2016.

Bujanoc – Drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, ka thënë se është kryer spërkatja nga ajri e insekteve në territorin e komunës së Bujanocit, duke shtuar se në këtë territor vikendin e kaluar nuk ka pasur raste të reja të sëmundjes së lopëve apo “lëkurës së ënjtur”.

Ai ka deklaruar se vaksinimi kundër kësaj sëmundje nuk ka filluar dje ashtu siç ishte planifikuar, si dhe se organet komptente ka paralajmruar aksionin preventiv i cili do të filloj të mërkurën.

„Deri më tani në territorin e komunës së Bujanocit janë eliminuar 39 kafshë tek të cilët është konstatuar kjo sëmundje. Momentalisht dyshojmë në sëmundjen e lopëve edhe në tri amvisëri. Me kujdes e përcjellim situatën”, tha Millkoviq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues