Arkiva e lajmeve
                   

Në Bujanoc ndërtesë për të zhvendosurit

16. tetor 2012.

Jugpress / Bujanoc-Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq ka thënë se së shpejti në këtë komunë do të fillojë ndërtimi i ndërtesës në të cilin do të vendosen të zhvendosurit nga Kosova, të cilët në Bujanoc jetojnë në katër qendra kolektive.

Kemi arritur marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili ka përkrahur propozimin. Do të ndërtohen 25 banesa, ku 5 prejt ture do ti ndahen Kuvendit Komunal për rastet sociale ndërsa të tjerat do ti takojnë të zhvendosurve që nuk dëshirojnë të kthehen në Kosovë apo edhe të marrin njërin nga programet tjera që i ofrohe.

Ai ka thënë se komuna ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën për këtë ndërtesë dhe se ndërtimi do të financohet nga donatorë të huaj.

Në Bujanoc ka katër qendra kolektive. Nëse kjo ndërtesë do të jetë e vogël, atherë me siguri në të ardhmen së bashku me donatorët do të mund të ndërtojm edhe ndonjë" ka thënë Arsiq duke shtuar se këto qendra kolektive duhet të zbrazen sa më shpejt të jetë e mundur.