Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC KANË RËNË DAKORD PËR QËNDRIMET, PËR TË CILAT DO TË DISKUTOHET NË BISEDIMET E ARDHSHME

14. mars 2013.

Bujanoc – Shefi misionit të OSBE-së në Sërbi Peter Burkhard, ka lajmëruar se dje në Bujanoc me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva, janë dakorduar për qëndrimet, për të cilat do të diskutohet në bisedimet e ardhshme. Burkhrad në konferencën për media, në zyren e Trupit Koordinues ka njoftuar se në bazë të platformës, për të cilën janë pajtuar palët pjesëmarrëse në takim dhe nën mbështetjen e misionit të OSBE-së në Sërbi, priten bisedime konkrete për çështjet në mes autoriteteve lokale dhe Qeverisë së Sërbisë.

Ai theksoi se bëhët fjalë për platformën të cilën janë rënë dakord më 25 shkurt, e cila nuk ka lidhje me platformën, të cilën kuvendi i gjithë këshilltarëve shqiptarë nga PBM e ka miratuar më 9 mars. Siç bëri të ditur, për këtë platformë kanë rënë dakord pas bisedës me të gjithë përfaqësuesit relevantë politikë shqiptarë, Trupit Koordinues dhe misionit të OSBE-së më 25 shkurt në Bujanoc.

“Çështja kryesore në të gjithë takimet me liderët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva ka qenë platforma dhe hapat konkret, të cilët duhet të ndërmirren për t’u arritur mirëkuptimi në mes shqiptarëve dhe Qeverisë së Sërbisë. Kjo është çështja kryesore, për të cilën kemi biseduar gjatë dy ditëve të kaluara”, ka thënë Burkhard.

Ai shprehu gatishmërinë e misionit të OSBE-së në Sërbi, që të ofrojë ndihmë dhe lehtësojë bisedimet e ardhshme, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve në jug të Sërbisë.

Stankoviq tha që gjatë dy ditëve ka biseduar me përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, të cilët dëshirojnë t’i mundësojnë jetë më të mirë qytetarëve të këtyre komunave dhe komunës së Medvegjës. Stankoviq tha se pikënisje e bisedimeve të djeshme ishte platforma në tetë pika, e cila nënkupton zgjidhje të çështjeve, të cilat liderët shqiptarë i konsiderojnë si çështje më të rëndësishme, të cilat duhet të shqyrtohen me organet kompetente të Sërbisë.

“Këto kërkesa, sipas mënyrës së zgjidhjes janë të ndara në kërkesa afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata. Kërkesat afatshkurta duhet të realizohen deri më 1 janar të vitit 2014, ato afatmesme një vit më vonë, ndërsa të tjerat për dy deri në tri vjet”, ka thënë Stankoviq.

Ai ka deklaruar se temë e bisedimeve nuk ka qenë platforma, të cilën e kanë miratuar këshilltarët shqiptarë më 9 shkurt.

“Ne nuk kemi kërkesë të tillë, do të punojmë vetëm në bazë të saj, për të cilën jemi dakorduar më 25 shkurt në praninë e përfaqësuesve të misionit të OSBE-së në Sërbi. Kjo do të jetë pikënisje për takimet, që do t’i mbajmë në periudhën e ardhshme me përfaqësuesit shqiptarë”, ka thënë Stankoviq.

Burimi: Beta