Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC ËSHTË MBAJTUR TRIBUNA “NË DREJTIM TË ZHVILLIMIT TË BARABARTË EKONOMIK”

14. mars 2018.

Bujanoc – Në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc dje është mbajtur panel diskutimi me emrin “Në drejtim të zhvillimit të barabartë ekonomik”.

Kryetari i komunës së Bujanoc, Shaip Kamberi, në këtë mbledhje ka thënë se Gumoplastika, Banja e Bujanocit dhe Jugokopi mund të shfrytëzohen si potencial ekonomik i Bujanocit:

“Kemi dy zona industrial, por nuk ka investitorë. Përse investitori të ndërtoj ndërtesa të reja kur mund të shfrytëzohet ndërtesa në Gumoplastikë, si edhe në Banjë, duhet sa më parë të privatizohen, ndërsa Jugokopin ta aftësojmë për punë”, tha Kamberi.

Dekani i Fakultetit Ekonomik të Subotivës, Aleksandar Grubor, ka rikujtuar se Serbisa është në mesin e vendeve udhëheqëse të Europës kur është në pyetje zhvillimi i pabarabartë ekonomik.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tha se nga ky territor viteve të fundit kanë shkuar 50.000 njerëz, dhe se ky trend do të vazhdoj po nëse nuk ndodhë zhvillimi ekonomik:

“Ne organeve përkatëse shtetërore i kemi porositur që hapja e fabrikave me më sëpaku 1.000 vende të punës është kusht që të ndalet shpërngulja e vazhdueshme”, tha Stankoviq.

Ai dhe Kamberi janë dakorduar që struktura pronësore është problemi më i madh i shumë firmave në Bujanoc:

„Pa marrë parasysh se kë e pysni për Gumoplastikën apo Jugokopin, pronësi e kujt është, kush është kompetent, askush nuk e din përgjigjën”, konkludoi Stankoviq.

Në këtë takim, të cilin sëbashku e kanë organizuar Fakulteti Ekonomik i Suboticës dhe Tetovës, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e jetës biznesore dhe publike të jugut të Serbisë, si edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues